Banka të mëdha, mediume, kompani për telekomunikime dhe kompani ajrore në gjithë botën janë duke u përballur me ndërprerje masive të internetit dhe bllokim të kompjuterëve.
Aeroplanët janë ulur në Sidnej, Shtetet e Bashkuara i kanë pezulluar fluturimet, ndërsa platforma e bursave në Londër, ka raportuar për probleme me internet për pak minuta.
Edhe në Aeroportin e Berlinit janë pezulluar fluturimet.
Shkaku i gjithë këtyre problemeve nuk dihet ende, apo nëse ekziston ndonjë lidhje me problemet që ka raportuar gjiganti Microsoft orë më parë.