Në kombëtaren e Zvicrës që merr pjesë në Kampionatin Evropian U21 në futboll do të jenë edhe katër shqiptarë. Këta janë Kastriot Imeri, Ardon Jashari, Bledian Krasniqi dhe Amir Shaipi. Të gjitha këta futbollistë luajnë në Ligën e Zvicrës: Kastriot Imeri (Young Boys), Bledian Krasniqi (Zuerich) Ardon Jashari (Luzern), dhe Amir Saipi (Schaffhausen).
Kampionati evropian për grupmoshën U21 mbahet prej 21 qershorit deri më 8 korrik 2023 në Rumani dhe Gjeorgji. Zvicra është në grupin D me Norvegjinë, Francën dhe Italinë.