Rritet numri i njerëzve që marrin shtetësinë gjermane

Vitin e kaluar është rritur shumë numri i njerëzve që kanë marrë shtetësinë e Gjermanisë, pra fjala është për numrin më të madh në 20 vitet e fundit. Në bazë të rezultateve paraprake, Zyra Federale e Statistikave njoftoi se në vitin 2022 janë regjistruar rreth 168.500 shtetasë të rinj gjermanë. Kjo ishte 28 për qind ose rreth 37.000 njerëz më shumë se një vit më parë.

Rritja më e madhe është shënuar tek sirianët, 29.200 ish qytetarë të Sirisë morën pasaportën gjermane në vitin 2022. Pasojnë ukrainasit, irakianët dhe turqit.

Cani Travel

Kushtet kryesore për marrjen e shtetësisë gjermane janë: njohja e mjaftueshme e gjuhës, të ardhura të sigurta, dhe një qëndrimi në Gjermani prej tetë vjetësh. Siç pritet, sivjet do të miratohet Ligji i ri mbi shtetësinë, me të cilin do të lehtësohen kushtet për marrjen e shtetësisë gjermane.