Kërkohet qasje më kritike ndaj Vuçiqit

Alicia Kearns. Photo: Alicia Kearns

Dje u publikua letra e politikënëve të disa shteteve drejtuar SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe, ku bëhet thirrje që të jenë më kritikë ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ata kanë kërkuar nga Borrell, Blinken dhe Cleverly qasje më të ashpër ndaj Vuçiqit.

Në mesin e këtyre politikanëve është edhe deputetja e parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, e cila tha se kemi nevojë për diplomaci parandaluese.

Cani Travel

Kearns ka shkruar në Twitter se „10 kryetarë të komisioneve për punë të jashtme dhe 56 deputetë i kanë bërë thirrje SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasjen tonë ndaj Kosovës dhe Serbisë“. Ajo shton se „është e rrallë që kaq shumë Kryetarë të Komiteteve të Punëve të Jashtme të mblidhen për të ngritur shqetësimet dhe për të shprehur një angazhim të përbashkët për de-përshkallëzimin“. Prandaj, sipas mendimit të deputetes britanike, „kemi nevojë për diplomaci parandaluese, ku të sigurohemi që të ketë ekuilibër në marrëdhëniet tona dhe të mos përsërisim gabimet e së kaluarës.“