Marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet – përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë 

Rreth 500 mijë shqiptarë që punojnë në Itali do të përfitojnë nga marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet. Marrëveshja është arritur, por ajo duhet të miratohet edhe në parlamentet e dy vendeve.

Procesi për njohjen e kontributeve ka nisur në vitin 2014 dhe tashmë është drejt përmbylljes. Çështja ka mbetur peng i negociatave të dyja palëve për shumë vite për shkak të numrit të madh të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Itali.

Cani Travel

Për të ardhur te kjo marrëveshje, janë dashur rreth 10 vite nga qeveria shqiptare. Në vitin 2016, ishin 250 mijë shqiptarë të regjistruar si të punësuar në Itali dhe 19 mijë italianë të regjistruar në Shqipëri.