Mërgimtarët që kaluan festat e fundvitit në Kosovë filluan tani të kthehen në vendet perëndimore, ku jetojnë dhe punojnë. Prandaj, pritjet në kalimet kufitare janë më të gjata.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova janë te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë.
Në pikën kufitare me Serbinë, te Dheu i Bardhë, pritjet zgjasin deri në 30 minuta dhe kolona e makinave është rreth 100 meta e gjatë, kurse në Merdarë deri në 15 minuta.
Në pikat tjera s’ka kolona as në hyrje as në dalje dhe pritjet zgjasin vetëm 3 deri në 5 minuta.