Kompanitë e industrisë së drurit nga Kosova po prezantojnë produketet e tyre në panairin “IMM – Spring Edition” që po mbahet në Këln të Gjermanisë nga 04.deri më 07.06.2023.
“Pjesëmarrja e kompanive kosovare në këtë panair është organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK), në mbështetje të Caritas dhe USAID Kosovo Compete Activity dhe jep një mundësi e mirë për kompanitë tona që të zhvillojnë kontakte me kompanitë pjesëmarrëse dhe me blerës potencialë me synim të krijimit të bashkëpunimit dhe rritjes eksportit”, thuhet në një njoftim lidhur me prezantimin e kompanive kosovare në “IMM – Spring Edition”.
ELNOR, MERCOM, TIKI DESIGN, PROMBI, TREVENTI DHE HBAH HOTI, po i ekspozojnë produktet e tyre nga druri në këtë panair, i cili këtë vit në fokus ka inovacionin dhe kreativitetin në industrinë e drurit.
Më 05.06.2023 organizohet aktiviteti “KOSOVA DAY” që ka për qëllim promovimin e kompanive kosovare pjesëmarrëse në panair dhe tërheqjen e blerësve të huaj. Më 06. 06.2023 do të zhvillohen takimet B2B mes të prodhuesve të drurit nga Kosova, bizneseve të huaja dhe atyre nga diasporsa