Dua Lipa reagon ndaj deklaratave për emigrantët shqiptarë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka kritikuar gjuhën që Britania e Madhe ka përdorur ndaj emigrantëve shqiptarë. Ajo reagoi ndaj deklaratës së sekretares së Brendshme të Britanisë, Suella Braverman, e cila i etiketoi disa shqiptarë emigrantë si “kriminelë” që  po “pushtonin” Anglinë. Dua Lipa, e lindur në Londër me prejardhje nga Kosova, tha në një intervistë për “ Sunday Times” se zyrtarët e Britanisë duhet të jenë më të kujdesshëm për shkak se njerëzit largohen nga Shqipëria nga nevoja.

„Sigurisht që dhemb. Të gjitha ato fjalë të hedhura rreth emigrantëve? Gjithmonë kam ndjerë se Londra ishte një bashkim kulturash. Është pjesë përbërëse e qytetit, kështu që kur dëgjon qeverinë që flet për shqiptarët, për shembull, të dhemb. Është dritëshkurtër dhe mendjemprehtë, por është mënyra se si mendojnë shumë njerëz. Pavarësisht se si ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë ata që mendojnë se ‘emigrantët po vijnë në vend dhe po zënë punë’. Megjithatë, emigrantët që kanë ardhur këtu e kanë fituar paranë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë. Duhet të ketë më shumë ndjeshmëri, sepse njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre nëse nuk duhet të largohen nga nevoja, nga frika për familjen e tyre”, tha ajo në një intervistë për “ Sunday Times”.

Cani Travel