Kompanitë nga Kosova prezantohen në panairin Swissbau

12 kompani nga Kosova që merren me përpunimin e drurit marrin pjesë në panairin Swissbau, i cili u hap dje në Bazel të Zvicrës. Ky është njëri ndër panairet më të rëndësishme të sektorit të ndërtimit dhe përpunimit të drurit në botë.

Klasteri Prefab Kosova njoftoi se „kompanitë nga Kosova do të shfaqin kryeveprën e tyre të përbashkët – një shtëpi mahnitëse të ndërtuar nga druri. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të vënë në pah aftësitë e industrisë sonë dhe për të eksploruar bashkëpunime të mundshme”, thuhet në njoftim.

Cani Travel

Kryemnistri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Rozeta Hajdari vizituan dje panairin e drurit në Bazel dhe pavijonin e Kosovës me „Shtëpinë e Kosovës” (House of Kosova), të ngritur në hapësirat e panairit.

Panairi i drurit Swissbau do të jetë i hapur deri më 19 janar.