Gjermani: Moti i ftohtë shkakton probleme të shumta

Në Gjermani vazhdon të mbretërojë moti i ftohtë me borë dhe akull, i cili shkakton shumë probleme në trafik dhe funksionimin e qyteteve. Kushtet e motit ekstrem janë shënuar në Gjermaninë qendrore dhe jugperndimore, Renani-Palatinate, Hesen, Saarland, Saksoni, Tyringji si dhe në Baden-Vyrtenberg dhe Bavari, si dhe në Renaninë Veriore-Vestfali.

Për shkak të akullit dhe rrezikut nga rrëshqitja, sot janë anuluar sërish shumë fluturime në aeroportin e Frankfurtit. Edhe në aeroporte të tjera mund të ketë vonesa dhe anulime.

Cani Travel

Pas situatës së rëndë që mbretëroi dje në trafikun e trenave, sot në mëngjes nuk pati ndërprerje të mëdha, njofton Deutsche Bahn. Megjithatë, në disa raste mund të ketë ende kufizime dhe vonesa.

Trafiku i autobusëve në shumë qytete të Gjermanisë nuk funksionon sot. Disa rrugë nuk janë të kalueshme dhe tashmë kanë ndodhur edhe disa aksidente.

Mësimi në shumë shkolla të Gjermanisë sot zhvillohet vetëm online.