Arbëreshët për arbëreshë: „Dino e Mel“ nga Zara këndojnë për arbreshët në Itali!

Dy artiste kroate Dina Bushiq dhe Melita Ivkoviq, të njohura si duo „Dina e Mel“ do të mbajnë një koncert më 19 nëntor 2022 në komunën arbëreshe të Frasnitës (Frascineto), Itali. Muzikantet nga Kroacia do të prezantohen me projektin e tyre etnomuzikologjik “Bërbili”, ku kanë ripërpunuar një ndër dhjetë këngët pothuajse të harruara të arbëreshëve që migruan nga Shqipëria në rajonin e qytetit kroat Zara në fillim të shekullit të XVIII.

Dina dhe Melita ia dolën të ruajnë të vjetrën dhe në të njëjtën kohë të krijojnë diçka unike, duke bashkëpunuar me artistë me përvojë, si Miroslav Tadiq dhe Yvette Holzwarth. Artistet nga Kroacia janë prezantuar me projektin e tyre “Bërbili” në qytete të ndryshme, e vitin e kaluar kanë mbajtur një koncert edhe në Këln të Gjermanisë, në organizimin e shoqatës kulturore Ura Cult.

Cani Travel

Koncerti në Itali organizohet nga Federata e Shoqatave Arbëreshe dhe Bashkia e Frasnitës. Do të jetë ky një takim interesant mes kulturës së arbëreshëve të Zarës dhe arbëreshëve të Frasnitës.