Kosova bie në listën e re të FIFA-së

Organizata botërore e futbollit FIFA e ka publikuar sot renditjen më të re botërore të kombëtareve.

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar rënie në listën e re të FIFA-së për muajin qershor. ‘Dardanët’ tani renditen në pozitën e 108-të, një pozitë më poshtë në krahasim më renditjen e kaluar.

Cani Travel

Kombëtarja e Kosovës ka pasur rezultate zhgënjyese në këtë muaj në kualifikimet për Euro 2024, duke barazuar në shtëpi me Rumaninë dhe duke u mposhtur nga Bjellorusia në terren neutral.

Kosova i ka 1179,69 pikë, dhe gjendet prapa Madagascarit dhe përpara Taxhikistanit.

Në anën tjetër, Kombëtarja e Shqipërisë ngritet në renditjen e re të FIFA-s. Kuqezinjtë kanë përparuar për tri pozita, nga ajo e 68-të në të 65-ën. Shqipëria i ka tani 1357,39 pikë. Kombëtarja e Shqipërisë regjistroi dy fitore në muajin qershor, kundër Moldavisë dhe Faro, në kualifikimet për Euro 2024.

Në krye të listës së FIFA-së është kampioni botëror Argjentina, e në vendin e dytë dhe të tretë janë Franca dhe Brazili.