Qeveria e Kosovës: “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” janë organizata terroriste

Qeveria e Kosovës i ka shpallur sot organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zastita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada). Këto organizata janë aktive në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se këto dy organizata paraqesin kërcënim serioz për rendin kushtetues dhe sigurinë në Kosovë. Ai ka përmendur veprimet që janë ndërmarrë nga këto grupe, si sulme ndaj KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve tjerë.

Cani Travel

“Bazuar në vlerësimin e institucioneve të sigurisë, këto formacione ilegale paraqesin kërcënim serioz për rendin kushtetues dhe sigurinë në Kosovë. Për këtë e nisur nga fakti se kërcënimi ndaj rendit juridik e kushtetues ndaj vendit tonë është i pakompromis e duke pasur për qëllim mbrojtjen e të gjithë qytetarëve pa dallim, ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’ shpallen organizata terroriste”, theksoi Kurti.