Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka njoftuar mërgatën se më 12 korrik, në Prishtinë, organizon festë madhështore në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm të mërgatës në çlirimin e Kosovës.
Duke falënderuar mërgatën për kontributin, MPJD njofton se në këtë festë do të ketë artistë e të ftuar të shumtë.