Kosova voton

Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet parlamentare. Numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 970 mijë e 944 votues, e në zgjedhje garojnë 28 parti e subjekte politike.

Zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëjnë të ditur se procesi i votimit ka nisur sot në orën 7  në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë.

Cani Travel

Mediat njoftojnë se votimi ka filluar edhe në  dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe se interesimi i qytetarëve është mjaft i madh. Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në komunat me shumicë serbe është 106.029.

Dje votuan shtetasit e Kosovës që jetojnë në diasporë. Zgjedhjet u mbajtën në ambasada dhe konsullata të Kosovës në 19 shtete të ndryshme. Ishte kjo hera e parë në historinë e shtetit të Kosovës që votimi të organizohet në përfaqësitë diplomatike dhe interesimi i qytetarëve ishte shumë i madh.