Gjermani: Vazhdojnë protestat kundër ekstremizmit të djathtë

Në Gjermani po vazhdojnë protestat kundër ekstremizmit të djathtë dhe bashkëpunimit me partinë ekstremiste djathtiste, AFD. Dje u tubuan qindra mijëra protestues në shumë qytete gjermane, e demonstratat do të mbahen edhe sot.

Sipas informacioneve të policisë, vetëm në Mynih u mblodhën dje rreth 250.000 vetë, kurse organizatorët flasin për më shumë se 320.000.

Cani Travel

Shkas për demonstrata anembanë Gjermanisë është mocioni i Unionit CDU/CSU për ashpërsimin e politikës së migracionit që u miratua në Bundestag për herë të parë me ndihmën e AfD.