Kosovari vret pronarin e një restoranti në Gjermani

Një 52-vjeçar me prejardhje nga Kosova dyshohet se ka vrarë një burrë të moshës 38-vjeçare në Düsseldorf të Gjermanisë, njoftojnë mediat gjermane. I dyshuari është arrestuar, e policia gjermane ka dhënë detaje për rastin.

Sipas njoftimeve të policisë, të shtënat nisen të dielën rreth orës 2.45, pas një debati mes një shqiptari 52-vjeçar dhe pronarit 38-vjeçar të një restoranti në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt.

Cani Travel

Në fund, i dyshuari qëlloi me disa të shtëna në drejtim të pronarit. Më pas mësohet se autori është futur sërish në lokal. Kur policia mbërriti menjëherë pas kësaj, ata mundën të arrestonin një burrë që qëndronte para derës me armë zjarri në dorë pa rezistencë.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një kosovar 52 vjeçar me banim në Gjermani. Për të vërtetuar 100 për qind se kush ishte autori, janë duke u zhvilluar hetime të mëtejshme, siç janë hetimet mjeko-ligjore, thotë një zëdhënës i policisë.

Ndërkohë, gazeta Insajder ka publikuar emrin e dorasit.

Sipas këtij mediumi, i dyshuari është Rrustem Llapi nga Podujeva.

Në anën tjetër, i vrarë ka mbetur Aleksandër Stefanoviq, me nacionalitet serb, i njohur për arte marciale.