Kosovë: Anulohet pagesa e rrymës për katër komunat në veri

Kosovë: Anulohet pagesa e rrymës për katër komunat në veri
Kosovë: Anulohet pagesa e rrymës për katër komunat në veri

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur ta anulojë vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, për t’ua paguar rrymën katër komunave në veri të Kosovës gjatë viteve 2012-2017. Vendimi është marrë pas ankesës së Avokatit të Popullit. Gjykata e ka vlerësuar të kundërligjshëm vendimin e ZRRE-së.

Gjykata kërkon nga KEDS-in që t’i kthejë mbi 40 milionë euro për t’ua kompensuar dëmin atyre që janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në veri të Kosovës.

Cani Travel

“Anulohet si i kundërligjshëm vendimi i ZRRE-së dhe detyrohet që të ndërmarrë veprime që e obligojnë Shërbimin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) që të bëjë kthimin e shumës së faturuar, respektivisht kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës dhe atë për periudhën kohore nga 06.02.2012 e deri më 20.10.2017, në vlerën prej 40.855.480 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.Vendimi hyn në fuqi 15 ditë pas pranimit të këtij aktgjykimi.