Në dy pika kufitare të Kosovës vazhdojnë pritje të gjata të mërgimtarëve, të cilët kthehen nga pushimet e kaluara në vendlindje.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton sot në mëngjes se pritjet më të gjata, për të dalë nga Kosova, janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Sipas kësaj qendre, në pikën kufitare me Serbinë, në Merdarë, pritjet zgjasin deri në 300 minuta (pesë orë) dhe kolona e makinave është 2.7 kilometra e gjatë. Në pikë-kalimin te Dheu i Bardhë pritjet zgjasin deri në 60 minuta (një orë), në kolonë rreth 500 metra.
Në pikat tjera s’ka kolona as në hyrje as në dalje dhe pritjet zgjasin vetëm 3 deri në 15 minuta.