Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën dë ditur në faqen e vet se pas numërimit të 88,5 për qind e votova, Lëvizja Vetëvendosje prin me më së shumti vota. Sipas këtyre të dhëanve të KQZ-së, Lëvizja Vetevendosje ka fituar 41.14 % të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 21.99%, Lidhja Demokratike e Kosovës ka zënë vendin e tretë me 17.68% të votave ndërsa AAK/NISMA ka fituar 7.65%. Këto të dhëna mund të ndryshojnë deri në numërimin e të gjitha votave. Akoma nuk janë
numëruar as votat me kusht dhe ato të mërgatës.
Sipas KQZ-së, dalja në votime ka qenë rreth 42 përqind, por pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës. Pritet që gjatë ditës të numërohen të gjitha votat.