KQZ: Votimi i mërgimtarëve me postë ka filluar sot

Votimi i mërgimtarëve me postë ka filluar sot!
Votimi i mërgimtarëve me postë ka filluar sot!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se periudha e votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë përmes postës do të zgjatë prej 15 shtator – 15 tetor 2021.

Ndërsa zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen me 17 tetor.Gjatë kësaj periudhe (15 shtator deri – 15 teror) të drejtën për të votuar përmes postës e kanë të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së zhvilluar nga data 10 korrik deri më 18 gusht. Numri i aplikuesve të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që mund të votojnë përmes postës është: 15.532 persona. Fletëvotimet dhe të gjitha detajet se si votohet përmes postës janë të publikuara në këtë link: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/

Cani Travel

Fletëvotimet përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor 2021. KQZ nuk e ka shpjeguar si mund të arrijë një fletvotim në Kosovë me 15 tetor, nëse të njëjtën ditë votohet dhe dërgohet fletvotimi nga Gjermania. Ndaj ju rekomandojmê që këtë të drejtë ta shfrytëzoni më heret.