Kryeministri i Serbisë jep dorëheqje, priten vendimet e Vuçiqit

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqje të parevokueshme në këto momente. Në një konferencë për shtyp ai foli gjatë për sukseset e arritura, për shpresat se do të vazhdojë rrugën e Vuçiqit dhe Ana Brnabiq në postin e kryeministrit. Por pas incidentetit të rëndë dhe vdekjes në Novi Sad të 15 personave në një stacion treni, si dhe protestave që po zgjatin me javë dhe incidenteve të shumta që kanë ndodhur gjatë këtyre protestave, Vuçeviq vendosi të japë dorëheqje.

Ai tha se Presidenti Vuçiq e ka pranuar dorëheqjen e tij, ndërsa tani do të shohim se çfarë do të ndërmarrë Vuçiqi dhe si do të dalë nga kjo situatë. Më parë kanë dhënë dorëheqje në Serbi edhe dy ministra, sot pritet edhe dorëheqja e kryetarit të bashkisë në Novi Sad, sic njoftojnë mediat serbe. Për Vuçiqin akoma nuk ka ndonjë lajm se mund të tërhiqet. Por të shohim nëse do të mjaftojë sakrifikimi i kryeministrit, apo protestat do të vazhdojnë me kërkesën që të largohet edhe Vuçiqi…

Cani Travel