Kosovë: Kryeministri Kurti sulmohet me mjete piroteknike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është sulmuar mbrëmë me mjete piroteknike në Skënderaj gjatë një takimi në kuadër fushatës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Mediat e Kosovës njoftuan se gjatë përpjekjeve të kryeministrit Albin Kurti për të hyrë në sallën ku do të mbahej tubimi, u hodhën fishekzjarre dhe mjete piroteknike në drejtim të tij.

Cani Travel

Sipas pamjeve të publikuara në  Facebook, mbrojtja e afërt e kryeministrit ka reaguar menjëherë, duke e mbuluar Kurtin dhe deputetët e tjerë të Vetëvendosjes me çadra për të siguruar sigurinë e tyre.

Bëhet e ditur gjithashtu se në afërsi të vendit ku po mbahej tubimi, janë dëgjuar dhjetëra simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) duke brohoritur “Na jena PDK, Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni”.