Kurti: Diaspora është pasuri e çmuar e kombit tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli sot (19.05.2023) në konferencën “Diaspora Flet”, e cila po mbahet në Prishtinë, në organizimin e organizatës joqeveritare GERMIN. Tema qendrore e kësaj konference është „Si mund të bashkë-krijojmë?“

“Diaspora shqiptare ka luajtur rol dhe vazhdon të ketë një rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik social dhe politik të Kosovës, kontributi i diasporës ndihet në gjithë sektorët, nga sipërmarrjet dhe investimet deri te transferimi i njohurive dhe filantropia. Me anë të punës suaj të palodhur dhe përkushtimit të pandërprerë për të ardhmen e përbashkët. Diaspora moti është pasuri e çmuar e kombit tonë”, tha kryministri Kurti.

Cani Travel

Ai vuri në dukje se qeveria është angazhuar për të ofruar mënyra inovative për të përfshirë diasporën në proceset e hartimit të politikave duke u bërë pjesëmarrës aktiv në jetën e përditshme të Kosovës. “Me Ligin e ri për zgjedhjet po i japim fund padrejtësie ndaj mërgatës, mërgata do të ketë lehtësim real, ambasadat dhe konsullata do të shndërrohen në qendra të votimit gjatë zgjedhjeve“, tha Kurti.