Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka shkruar në Facebook se partia e tij ka shënuar një fitore të padiskutueshme në zgjedhjet parlamentare, duke theksuar se rezultati është i qartë në shumicën e komunave të Kosovës. Në postimin e tij, ai ka shkruar:
“Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep. Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës. Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet. Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar”, ka shkruar Kurti.