Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të jashtme e siguri, Kaja Kallas, dhe komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, vlerësuan se zgjedhjet e mbajtura në Kosovë më 9 shkurt 2025 ishin të qeta dhe se procesi zgjedhor ka treguar angazhim të fortë për parimet demokratike.
Në deklaratën e tyre, Kallas dhe Kos shprehen se zgjedhjet ishin të qeta dhe konkurruese, me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve dhe aplikimin e një ligji të ri zgjedhor. Ata vlerësojnë se fushata ishte aktive dhe se procesi zgjedhor ka treguar angazhim të fortë për parimet demokratike.
Po ashtu, ato theksuan se Bashkimi Evropian pret që Kuvendi dhe Qeveria e re të formohen në përputhje me vullnetin e popullit dhe se do të vazhdojnë të mbështesin autoritetet e Kosovës në rrugën e saj për të arritur integrimin evropian, përfshirë zbatimin e angazhimeve të saj, sidomos në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë dhe forcimin e sundimit të ligjit.