Kurti: Nuk i iki përgjegjësisë!

Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se takimin në Ohër me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq ata janë dakorduar mbi ankesin e marrëveshjes mbi propozimin evropian. Kjo nënkupton edhe zbatimin e Asociacionit…

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti theksoi se presidenti serb Vuçiq as kësaj radhe, sikurse edhe në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, nuk ka pranuar të hedhë nënshkrimin mbi këtë dokument.

Cani Travel

“I takon BE-së ta gjejë mekanizmit ta bëjë statusin e kësaj marrëveshjeje ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme”, theksoi Kurti, pas takimit në Ohër. Kryeministri sqaroi se sa i përket aneksit të zbatimit marrëveshjes do të publikohet në faqen e BE-së në internet. Por që tani dihet se në këtë aneks të marrëveshjes flitet edhe për fillimin e punëve në zbatimin e marrëveshjes, e cila nënkupton edhe „vetëmenaxhimin“ e serbëve dhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

„Angazhohem për të gjithë dhe u shërbej të gjithëve. Ekziston një paragraf për vetmenaxhimin për pakicën serbe në Kosovë e ne udhëhiqemi prej standardeve më të larta që të mos ketë asnjë diskriminim në vend“, deklaroi mes tjerash kryeministri Kurti.

Sa i përket të kaluarës, kryeministri Kurti theksoi se „të gjithë ata që kanë pësuar dëme, qoftë fizike psikike e materiale nuk mund t’i anashkalojmë në shoqërinë tonë e t’i lëmë në mëshirë të fatit“. Ai tha se sot sikur edhe me 27 shkurt ishte i gatshëm të nënshkruaj marrëveshjen. POr pala serbe nuk ishte e gatshme.

“Si lider nuk i iki përgjegjësisë”, theksoi kryeministri Kurti.