Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, pas përfundimit të takimit trepalësh Kurti-Borrell-Vuçiq, para gazetarëve deklaroi se synimi i takimin në Ohër ishte që Kosova e Serbia të pajtohen për zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit. Në Ohër është biseduar për hapa praktik në zbatimin e saj.
“Kemi një marrëveshje, një pajtim në atë se si të zbatohet, aneksi i batimi të marrëveshjen në rrugën e normalizimit në mes të Kosovë s e Serbisë. Si pjesë të këtij aneksi palët janë pajtuar t’i zbatojnë anekset e marrëveshje dhe të bëhet në mirëbesim dhe ky vjen pas një periudhe të gjatë të negociatave, kjo nuk ishte gjë e lehtë” bëri të ditur Borrell, derisa shtoi se qëllimi ishte për të tejkaluar dallimi mes palëve.
Më tej ai theksoi se implementimi i nenit 7 Kosova është pajtuar që ta zbatojë menjëherë, për të nisur, aranzhuar dialogun për të zbatuar asociacionin, e palët janë pajtuar që të arrihet marrëveshja edhe për të pagjeturit. Por palët nuk kanë arritur pajtim në një version të detajuar.
Palët as në Ohër nuk kanë nënshkruar ndonjë dokument dhe e gjitha ka mbetur vetëm në nivel të premtimeve dhe zotimeve gojore. Borrell theksoi se Kosova nuk ka pasur fleksibilitet, ndërsa Serbia ka kërkuar të mos nënshkruaj, ndonëse është deklaruar se do të implementojë marrëveshjen.
Ajo mbi të cilën palët janë dakorduar është se marrëveshja dhe anekset do të bëhen pjesë e rrugëtimit të tyre në BE. Kjo do të thotë se palët do të mund të përparojnë drejt BE varësisht nga zbatimi i obligimeve. Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti serb Vuçiq, i cili tha se nëse ndonjëra palë nuk i realizon këto marrëveshje, do të ketë pasoja edhe për rrugën e saj drejt BE-së.
“Palët do të kenë përfitime nga kjo marrëveshje, sepse nuk është vetëm për Kosovën e Serbinë, por ka të bëjë me stabilitetin, sigurinë dhe përparimin rajonit”, theksoi Borrell.
Të hënën ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen në Bruksel, ndërsa të enjten dhe të premten takohen edhe liderët e Bashkimit Evropian në Këshillin e BE-së. Borrell do t’i njoftojë ata me ecurinë e bisedimeve dhe për angazhimin nga të dyja palët për të implementuar plotësisht dhe shpejtë detyrimet e tyre.