Kurti paralajmëron kredi investuese për diasporën

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në platformën X ka paralajmëruar nisjen e lëshimit të kredive investuese për diasporën, duke e quajtur si pako të mirëseardhjes.

“Pakoja jonë e mirëseardhjes këtë vit për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë do të përfshijë edhe një dritare garancie kredie, të cilën do ta hapim javën e ardhshme, për të garantuar kredi investuese të diasporës sonë që duan të kthehen dhe të investojnë në vendlindjen e tyre, në Republikën tonë”, ka shkruar ai.

Cani Travel

Këtë po e bëjmë me bindjen e plotë që potenciali i rritjes së vendit tonë dhe fuqia investuese e mërgatës sonë duhet të ecin krah për krah, shkruan Kurti.