Shaqiri: „Është koha për t`i thënë lamtumirë kombëtares së Zvicrës“

Një prej lojtarëve më të mirë që ka pasur Zvicra, futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri ka thënë se është koha për t`i thënë lamtumirë kombëtares së Zvicrës.

„Shtatë gara, shumë gola, 14 vite me ekipin A të kombëtares së Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Koha që t’i them lamtumirë kombëtares“, ka shkruar Shaqiri në Facebook. Ai kishte karrierë impresive te Zvicra.

Cani Travel

Futbollisti ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, duke theksuar se do të mbeten kujtimet e bukura nga kjo përvojë.

Në 125 paraqitje me Zvicrën, Shaqiri ka shënuar 32 gola, dhe ka bërë 34 asistime.

Gjithashtu Shaqiri mban rekordin si lojtari i parë që ka shënuar gola për Zvicrën në gjashtë turnetë e mëdha të fundit.