Kurti: Serbia ende mohon krimet e kryera ndaj shqiptarëve

Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar Serbinë se po vazhdon të mohojë krimet e kryera ndaj shqiptarëve edhe 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se mbi 950 shqiptarë janë nxjerrë nga pesë varreza masive në Serbi.

Cani Travel

“Ende mungon pranimi i së vërtetës nga Serbia dhe drejtësia për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Si Qeveri e Republikës së Kosovës, ritheksojmë zotimin tonë për të mos reshtur së kërkuari ndriçimin e së vërtetës dhe drejtësi për krimet e luftës,” ka shkruar Kurti.