Kurti: “Unë nuk mund të bëjë Asociacionin“

Kryeministri Albin Kurti tha dje se ai nuk mund të bëjë Asociacionin e komunave serbe të Kosovës, sepse „kjo nuk është kompetencë e ekzekutivit“.

Ai tha se me ligjin e Kosovës u takon vetë komunave ta bëjnë asociacionin nëse dëshirojnë.

Cani Travel

“Unë nuk mund të bëjë asociacion të komunave në Republikë. I takon komunave ta bëjnë asociacionin. E kemi lirinë e asocimit në Kushtetutë, por edhe Ligjin për vetëqeverisje lokale. Aty thuhet shumë qartë në dy nene se si bëhet asocimi i komunave. Asocimi që imponohet nga lartë është diktat nuk është asocim”, ka deklaruar Kurti në një intervistë në televizionin Alsat M.