Kurti: Zgjedhjet serbe në Kosovë vetëm me marrëveshje ndërshtetërore

„Zgjedhjet serbe në Kosovë nuk mund të organizohen pa një marrëveshje ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë si shtete sovrane dhe të pavarura“. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin me përfaqësuesit e pesë shteteve të QUINT-it (SHBA, Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar) dhe të BE-së në Prishtinë.

Sipas një komunikate për media nga Qeveria e Kosovës, në këtë takim Kurti ka shprehur keqardhje për mungesën e gatishmërisë se Serbisë për një marrëveshje të tillë, që do t’u mundësonte shtetasve të Republikës së Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë të marrin pjesë në zgjedhje, sipas praktikave më të mira evropiane ndërshtetërore për votim jashtë vendit.​

Cani Travel

Zgjedhjet parlamentare në Serbi mbahen më 17.12.2023.