Gazeta britanike Financial Times ka publikuar listën e grave më me ndikim në botë për vitin 2023. Në mesin e tyre është edhe shefja e teknologjisë e OpenAI, Mira Murati. Kjo shqiptare nga Vlora ka një karrierë të pasur dhe të vlerësuar.
“Mira Murati, shefe e teknologjisë së OpenAI, është në krye të transformimit të thellë digjital të këtij momenti. E lindur në Shqipëri, Mira tani jeton në epiqendrën e evolucionit të shpejtë të inteligjencës artificiale“, shkruan shkruar Marissa Mayer, bashkëthemeluese dhe shefe ekzekutive e startup-it të inteligjencës artificiale Sunshine.
“Udhëheqja vizionare e Mira-s shtrihet shumë përtej shkencës dhe kërkimit të modeleve të mëdha gjuhësore në dizajnimin se si të inkorporojmë AI në jetën tonë të përditshme, si dhe si të zhvillojmë AI me përgjegjësi në lidhje me sigurinë dhe rregulloren”, shkruan Mayer për Mira Muratin.
Në listën e Financial Times të grave më me ndikim në vitin 2023 janë edhe: aktorja Margot Robbie, këngëtarja Beyoncé, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, futbollistja spanjolle Jenni Hermoso, aktivistja iraniane dhe fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi, Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska…