Lazim Destani: Sot është ditë historike për mua, Tetovën dhe Maqedoninë e Veriut

Në Tetovë është vënë sot gurëthemeli i një fabrike të re, investim i familjes Destani. Filantropi dhe biznesmeni i njohur shqiptar, kujton se „si sot para 50 viteve mora rrugën e mërgimit për në Gjermani dhe sot jam shumë i lumtur që po sjelli një investim nga Gjermania këtu“. Destani pohon se „ky është investimi im më i rëndësishëm deri më tani“, njofton Diaspora Today.

Fakti që më gëzon shumë është që në këtë fabrikë do të punësohen shumë të ri dhe të reja. Ajo që vlen të theksohet është që afaristët nga diaspora janë më se të obliguar që të investojnë në vendin e tyre për të mbajtur rininë në vendin tonë. Sot është një ditë historike për mua sepse në Tetovë po sjellim makinat e së ardhmes dhe këtë ia kam kërkuar gjithmonë bordit të kompanisë, që kompania jonë të mos shohë konkurrencë por të shohim risi drejt së ardhmes le ta shijojmë së bashku futjen e Maqedonisë së Veriut në hartën e vendeve për prodhimin e makinave të avancuara teknologjike elektrike“, tha Lazim Destani.

Cani Travel

Ky projekt ka mbështetjen edhe të qeverisë së Maqedoniaë së Veriut, tha Ali Ahmeti, lideri i BDI.

Gurëthemeli është vënë në përvjetorin e Marrëveshjes paqësore të Ohrit, të shtunën më 13 gusht.

Në seancën e Qeverisë është miratuar edhe vendimi për ndihmën shtetërore në realizimin e këtij projekti në vlerë prej 130 milion euro, që do të hapë 900 vende të reja pune, bëhet e ditur nga qarqet qeveritare, njofton Diaspora Today.