Kryetari i Nismës Socialdemokratike, Fatmir Limaj, nuk e përjashton bashkëpunimin me Vetëvendosjen e Albin Kurtit për të formuar qeverinë e re.
Duke marrë pjesë në emisionin Debat Plus në televizionin Dukagjini, Limaj tha:
“Edhe me Kurtin do të bashkëpunoj, Kosova nuk guxon të hyjë në krizë qeveritare është koha për përgjegjësi”. Në anën tjetër, Limaj nuk ka përjashtuar as bisedimet për koalicion me partitë tjera opozitare, PDK-në dhe LDK-në.
Sipas rezultateve të deritashme, Nisma i ka të sigurta dy ulëse në Kuvend, dhe po lufton brenda koalicionit me AAK-në për një ulëse të tretë, meqenëse numërimi i votave ende po vazhdon.