Në Gjermani filluan votimet për përbërjen e parlamentit të ri. Rreth 59 milionë votues me të drejtë vote mund të votojnë nga ora 08:00 deri në orën 18:00.
Bundestagu i ri duhet të mblidhet jo më vonë se 30 ditë pas zgjedhjeve. Megjithatë, vendimi për qeverinë e ardhshme ndoshta do të merret, disa javë apo muaj më vonë, sepse formimi i saj do të jetë me siguri mjaft i vështirë.
Vlerësohet se është gati e sigurt se asnjë parti nuk do të fitojë mjaft vota për të krijuar shumicën në parlament, kështu që do të ketë nevojë të krijohet një koalicion qeverisës mes partive. Sondazhet e fundit tregojnë se koalicioni CDU/CSU dhe kandidati i tij për kancelar, Friedrich Merz gëzon një epërsi me rreth 32% mbështetje. Në vendin e dytë është partia ekstremiste e djathtë AfD, pastaj vijnë SPD, Të gjelbërit dhe e Majta.