Lista Serbe i ka dorëzuar mandatet e deputetëve në Parlamentin e Kosovës

Lista Serbe i ka dorëzuar sot mandatet e veta në Kuvendin e Kosovës

Lajmin për dorëzimin e mandateve e ka konfirmuar për gazetën Express Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Lista Serbe ka vendosur në fundjavën e kaluar, pas një takimi me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, që të largohen nga institucionet e Kosovës. Shkaku i largimit është vendimi i Qeverisë së Kosovës, për fillimin e zbatimit në tri faza të vendimit për targat ilegale serbe në Kosovë.

Cani Travel

Në veri të Mitrovicës dje ka pasur protesta ku është kërkuar anulimi i vendimit për targa dhe themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ndërsa të shtunën është regjistruar edhe zhveshja e uniformave të policisë nga disa policë sërbë të Kosovës.