Luiza Gega në finale të Kampionatit Botëror

Kampionja shqiptare e atletikës, Luiza Gega, është kualifikuar në finalen e Botërorit të Atletikës që po mbahet në Budapest. Ajo është renditur e treta në kategorinë e saj.

 Megjithëse ishte e lënduar në garën e fundit kualifikuese, Gega kryesoi për një kohë te gjatë dhe e mbylli garën në vendin e tretë, duke regjistruar kohën 9 minuta, 17 sekonda dhe 71 të qintat.

Cani Travel

Finalja e garës së 3000 metrave me pengesa do të zhvillohet të dielën, më 27 gusht.