Vazhdon stagnimi e ekonomisë gjermane

Ekonomia gjermane është në krizë. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ka shënuar ngecje në tremujorin e dytë në krahasim me tremujorin e mëparshëm, njoftoi sot (25.08.2023) Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden.

Në muajt e dimrit, ekonomia më e madhe e Evropës shënoi rënie për dy tremujorë radhazi dhe rrëshqiti në një të ashtuquajtur recesion teknik. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, inflacioni vazhdon të rëndojë ekonominë; nuk pati rritje të konsumit privat as në tremujorin e dytë.

Cani Travel

Ekspertët vlerësojnë se ekonomia gjermane nuk ka ndonjë perspektivë të mirë. Analisti Bastian Hepperle nga banka Hauck Aufhäuser konsideron se ekonomia gjermane do të vazhdojë të stagnojë. “Nuk ka asnjë shenjë të një përmirësimi të shpejtë. Prandaj, perspektiva ekonomike e vendit mbetet shumë e errët për momentin“, tha ai.