„Kosova ka orientim drejt Evropës”, ka thënë eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, në ceremoninë e sotme (16.05.2021) të themelimit të Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare në Prishtinë. Mandl falënderoi shoqërinë civile, e cila ka kontribuuar në marrëdhëniet mes dy shteteve dhe shtoi se të gjithë duhet të punojnë më shumë për qytetarët.
Në ceremoninë e sotme mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila falënderoi Austrinë për gjithçka që ka bërë për Kosovën.Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kompanitë austriake kanë investuar në Kosovë, duke krijuar vende pune dhe duke ndihmuar në ndërtimin e sektorit privat.
Sipas tij, vetëm në dy vjetët e fundit eksportet drejt Austrisë janë rritur për 120%, nga 7 milionë në vitin 2020, 15.4 milionë në vitin 2022, ndërkohë që investimet e huaja direkte vitin e kaluar ishin dyfish më shumë sesa vitin 2021.