Me 1 mars mbahet protestë në Hagë para Gjykatës Speciale

Me moton “Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë” mërgimtarët kosovarë kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste më 1 mars në Hagë, ku ndodhet selia e Gjykatës Speciale. Ata vendosën të organizojnë këtë protestë pikërisht në ditën kur është paralajmëruar të nisë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të arrestuar në fund të vitit 2020.

Organizatorët u kanë bërë thirrje bashkatdhetarëve që të vijnë masivisht në këtë tubim. Ata thonë se protesta do të bëhet në ditën kur pritet të nisë procesi i gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në mënyrë që t’u jepet mbështetje atyre. Kanë thënë gjithashtu se besojnë në pafajësinë e ish-ushtarëve të UÇK-së dhe kanë akuzuar Gjykatën se procesin se e ka shndërruar në një proces politik. 

Cani Travel

Autoritetet holandeze kanë dhënë leje për organizimin e protestës më 1.03.2022. Tubimi para Gjykatës Speciale në Hagë do të mbahet nga ora 10:00 deri në 12:00.