Më në fund: Ministria siguron material për dokumente

Ministria e Punëve të Brendshme është pajisur me material bazik për prodhimin e dokumenteve personale – pasaporta, letërnjoftime dhe patentë-shofer. Këtë e bëri të ditur zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi, e cila tha se tashmë ka nisur pajisja e qytetarëve me dokumente. Ajo shtoi se me pjesën tjetër të materialit, Ministria e Brendshme do të furnizohen në fillim të shkurtit dhe marsit, kur edhe pritet që kjo problematikë të marrë fund.

Në fillim të muajit janar, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla kërkoi nga Gjermania që të lejojë hyrjen e qytetarëve të Kosovës që u kanë skaduar pasaportat.

Cani Travel