Mërgimtarët që erdhën këtë verë në Kosovë, përveç vizitave që bëjnë te familjarët, po shikojnë edhe mundësitë për të investuar në vendin e tyre të lindjes. Qeveria e Kosovës u ka krijuar lehtësi ndërkaq nivelet komunale do t’u ndihmojnë në dokumentacion.
Shukri Majku, i cili përkohësisht jeton dhe vepron në Zvicër, por edhe shumë mërgimtarë të tjerë po shikojnë për alternativat e investimit në Kosovë.
“Me rëndësi që të kemi një lokacion faktikisht të duhur e të cila ja vlen që të investohet atë investim disa milionëshe diçka faktikisht për prodhimin që me pas mundësi edhe që të punësohen shumica e punëtorëve këtu”, theksoi ai.
Mërgimtarët thanë se edhe vendimi i fundit i Qeverisë për përkrahjen e tyre për të investuar në Kosovës është shumë i mirëpritur.
“Është një vendim shumë i duhur shumë i qëlluar besojë jo vetëm unë por edhe shumë të tjerë kanë me qenë të interesuar sepse vetëm me industri edhe me zhvillim me punëtori bëhet diçka dhe zhvillohet shteti”, tha Sami Krasniqi, afarist nga mërgimi.
(RTK)