Atletja shqiptare Luiza Gega nuk ia doli të kualifikohet në finale të Lojërave Olimpike në Paris.
Gega garoi në baterinë e dytë, por ajo nuk arriti në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa për femra.
Luiza mbylli garën me kohën 9.27.41 dhe u rendit në vendin e 9-të në baterinë e dytë.
5 atletet e para u kualifikuan në finalen e kësaj gare, kështu që sot përfundoi pjesëmarrja e Luiza Gegës në Lojërat Olimpike, Paris 2024.