Milan Radoiçiq, në Kosovë i kërkuar për krime, në Beograd në krah të Vuçiqit

Milan Radoiçiq, i cili kërkohet nga Policia e Kosovës për shkak të akuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës se është i inkriminuar në vrasjen e Oliver Ivanoviqit ishte sot krah me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një takim të mbajtur në Beograd.

Takimi i mbajtur në Pallatin Serbia ishte ftuar nga Vuçiqi. Aty ishin edhe të gjithë liderët e serbëve në Kosovë, pra edhe ministrat në kabinetin qeveritar të kryeministrit Albin Kurti. Por interesante është që Radoiçiq ishte më afër Vuçiqit se të gjithë serbët e tjerë nga Kosova.

Cani Travel

Në këtë takim ishin ndër tjerësh edhe kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, zv/kryetarët e LS-së, Igor Simiq, Dalibor Jevtiq, si dhe i kërkuari nga autoritetet e Kosovës Milan Radoiçiq.