Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë sot (26.06.2023) për tensionet në veri të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi. Pritet që para ministrave të raportojë kryediplomati i BE-së, Josep Borell, dhe më pas të vazhdojnë diskutimet në këtë temë.
Siç mësohet, nuk do të ketë konkluzione apo vendime formale, përveç diskutimit të masave që mund të marrë blloku evropian për t’i bindur palët që të marrin hapa të menjëhershëm për uljen e tensioneve.
Ndërkohë, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të raportojë nesër në Komisionin për Politikë të Jashtme kur pritet debat lidhur me situatën në Kosovë dhe tensionet mes dy vendeve.