Tre policët e Kosovës dalin sot para Gjykatës në Serbi

Tre policët e rrëmbyer të Kosovës do të dalin sot para gjykatës në Kralevë. Ata u kidnapuan nga forcat serbe më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

Prokuroria e lartë publike në Kralevë  mori vendimin më 16.06.23  për zhvillimin e hetimeve kundër tre zyrtarëve policorë të Kosovës, „për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të prodhimit, mbajtjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe lëndëve shpërthyese.“

Cani Travel

Tre policët janë vizituar nga familjarët e tyre të premten.

Përveç institucioneve të Kosovës, lirimin e policëve të kidnapuar e kërkuan edhe shumë shtete të tjera, e në mesin e tyre janë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.