Mirënjohje për piktorin Gazmend Freitag

Piktori i njohur shqiptar Gazmend Freitag,i cili jeton dhe punon në Linz të Austrisë, ka marrë një  mirënjohje nga Lidhja e Krijuesve dhe Shkrimtarëve Shqiptarë në Mërgatë për arritjet e tij artistike. Ky vlerësim është bërë në kuadër të aktiviteteve „Pranvera Vjeneze“ 2023. Lidhja e Krijuesve dhe Shkrimtarëve Shqiptarë në Mërgatë është krijuar dhe funksionon që prej vitit 2013 në Koblenz të Gjermanisë, e kryetari i saj është Musa Jupolli.

Piktori Gazmend Freitag është bërë kohë më parë pjesë e listës së personave më të suksesshëm në Gjermani dhe Austri për vitin 2022. “Jam shumë i kënaqur që pata mundësinë të ndaj historinë time personale të suksesit me Britishpedia. Kjo u botua ekskluzivisht në librin “Successful People in Germany and Austria 2022”, thotë Freitag. 

Cani Travel

Gazmend Freitag lindi në Kosovë, kurse në vitin 1990 u zhvendos në Gjermani. Prej vitit 2004 jeton dhe vrpron në Linz të Austrisë. Veprat e Gazmendit janë ekspozuar kryesisht në Vjenë dhe Linz, si dhe në vende të tjera të Evropës. Vepra e tij që ka arritur njohje dhe vlerësim më të lartë është „Baresha“, me të cilën artisti u prezantua në Bienalen e Parë në Verona dhe që është pjesë e katalogut të saj.