Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani do të ketë këshillimin e radhë me datën 13 tetor në Hamburg. Dhoma e mjekëve në Hamburg e ka çertifikuar me 6 kredite (6 Fortbildungspunkte) konferencën interdisiplinore të organizuar nga Shoqata e mjekëve shqiptarë në Gjermani e.V. në datën 13.11.2021 në Hamburg.
Ndërsa me datën 11.09.2021 është mbajtur në afërsi të Frankfurtit takimi i Shoqatës me prezencën e rreth 80 mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë, si dhe miq të ftuar, nga Gjermania dhe Zvicra. Në këtë takim u prezantua detajisht edhe statuti i Shoqatës – versioni përfundimtar. Statutin dhe bazat e Shoqatës prezantoi kryetarja Marsela Ceno, ndërsa në takim u prezantua edhe raporti financiar. si dhe disa plane për aktivitetet në vijim.